Kurti takon kryediplomatin italian Tajani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me zëvendëskryeministrin që është edhe kryediplomat në Itali, Antonio Tajani.
Në një postim në Twitter Kurti tha se e ka falënderuar atë për përpjekjet e tij në promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor.
“E falënderova për përpjekjet e tij në promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor dhe diskutuam mënyrat e thellimit të marrëdhënieve tona ekonomike, përfshirë Forumin e ardhshëm Ekonomik Italian të këtij viti në Kosovë”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button