Kurti takon kryeministren e Lituanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Mynih takoi Kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.
Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryeministres Simonyte, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryeministri Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.
Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë./21Media

Back to top button