Kurti takon kryesuesin e Presidencës së Bosnjës, flasin për lëvizjen e lirë mes dy vendeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zeljko Komshiq dhe anëtarin të Presidencës, Denis Beçiroviq.
Gjatë takimit ata kanë diskutuar rreth rëndësisë së zbatimit të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ata po ashtu kanë shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./21Media
Thanks to Chair of Bosnia & Herzegovina’s Presidency, Željko Komšić, and member of the Presidency, Denis Bećirović, for a productive mtg. We discussed the importance of full implementation of Berlin Process agrmts—esp. on free movement w/ ID cards—& explored further cooperation. pic.twitter.com/QIYXgxyJsm
— Albin Kurti (@albinkurti) November 10, 2023