Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takon mërgatën në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Turqi ka vizituar edhe mërgatën atje.

Ai është takuar me afaristë shqiptarë nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi duke zhvilluar biseda në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu.

“Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij.
Ju faleminderit shumë për bisedat e këndshme dhe për mikpritjen që do ta mbajmë mend përherë.”, shkroi Kurti në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button