Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm për komunat në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të mërkurën nënkryetaret serbe të komunave në veri, Katarina Agjançiq të Mitrovicës së Veriut, Natasha Tomaniqin e Zveçanit dhe Marina Bogojeviqin e Leposaviqit.

Në Facebook Kurti ka shkruar se nënkryetaret serbe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës e shohin si hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre.

“Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave. Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu”, ka shkruar Kurti.

Në takim morën pjesë edhe ministrat Nenad Rashiq e Elbert Krasniqi.

Ai ka shprehur mirënjohje për nënkryetaret për punën dhe kurajën që t’u shërbejnë qytetarëve./21Media

Back to top button