Kurti takon nobelistin turk Orhan Pamuk: Ishte shumë i interesuar për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar shkrimtarin turk Orhan Pamuk.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi ku ka shkruar se Artisti, Orhan Pamuk, ishte shumë i interesuar për Kosovën.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar Kurti në “Facebook”./21Media

Back to top button