Kurti: Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se shteti i së drejtës duhet të ketë “Drejtësi në gjykatore, drejtësi për viktimat dhe rejtësi në trajtim” dhe sipas tij, i tillë do të bëhet shteti me reformat e ndërmarra.

Kurti në një postim në Facebook, përmendi reformat që i ka ndërmarrë qeveria në këtë drejtim.

Kryeministri deklaron se dhuna në familje dhe në baza gjinore vazhdon të mbetet brengë shoqërore dhe institucionale.

Tutje, Kurti ka folur edhe për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, për të cilin tha se PDK po të mos e dërgonte në Kushtetuese, puna e Byrosë do të fillonte para fundit të vitit.

“Të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush. Por motivin dhe qëllim nuk arrijnë ta fshehin dot”, shkroi Kurti ndër  tjera në Facebook./21Media

ë drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ua mohon kush

Back to top button