Kurti tha se e ka gjetur zgjidhjen për grevën në arsim

“Pabarazia vs. Varfëria”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se për grevën e mësimdhënësve është fajtore Qeveria, e cila sipas tij nuk vlerëson shërbyesit publikë por ata politikë.

Sipas Kurtit, zgjidhja më e mirë do të ishte që mësimdhënësit të kërkojnë zvogëlimin e pagave, ndërsa prindërit të vazhdojnë të kërkojnë rritjen e cilësisë në arsim.

Kreu i VV-së grevën e mësimdhënësve e ka quajtur situatë ku të dy palët kanë të drejtë.

“Pabarazia vs. Varfëria? Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit. Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim”,  ka theksuar Kurti.

SBASHK- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kishte njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga. Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë të të gjitha niveleve nga 14 janari kanë hyrë në grevë.

Back to top button