Kurti thirrje për diasporën: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Gjermania i ka bërë thirrje mërgatës që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

“Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që gjithsej duhet të zgjasë rreth 10 minuta. E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm”, ka thënë Kurti në një video-mesazhi të publikuar në Facebook.

Kurti tutje ka thënë se, “Diaspora është shtyllë qëndore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit. Andaj, të dashur bashkatdhetarë, regjistrohuni në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj”, ka thënë kryeministri Kurti.
Back to top button