Kurti: Trashëgimia e Papa Françeskut do jetojë përgjithmonë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti,  ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Kurti shkruan se trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë së Papa Françeskut, do të jetojnë përgjithmonë.

“Në këtë të hënë të Pashkëve – një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët në mbarë botën – ne vajtojmë vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të vazhdojë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti.

Back to top button