Kurti tregoi çka bisedoi me Ursula von der Leyen

Temë kyqe në takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ishin projektet për planet e investimeve ekonomike.
Këtë e bëri të ditur Kurti pas takimit në konferncën e përbashkët.
“Biseduam për një është të ndryshme por foksi i bisedës ishte te projektet te cilat janë në përgatitje për planet e investimeve ekonomike”, tha Kurti.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për procesin e Kosovës ne Bashkimin Evropian.
Temë tjetër e diskutimit ishte edhe përballja me Covid-19, teksa Kurti shprehur mirënjohje për mbeshtetjen e madhe të BE-së në ballafaqimin me pandeminë.

Ursula von der Leyen është në një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Ajo të martën ka qëndruar për vizitë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./21Media

Back to top button