Kurti tregon kush janë më meritorët e kësaj dite

Kuvendi miratoi ligjet për FSK-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar për tri projektligjet që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti me rastin e votimit të tri ligjeve tha se më këtë votim janë bërë dy hapa të mëdhënj duke përmendur se Kosova të ka fituar Ministrinë e Mbrojtesë dhe është avancuar progresivisht  FSK-ja drejt ushtrisë së shtetit.

Për Kurtin më meritorët për këtë ditë janë martirët dhe dëshmorët, të cilët kanë dhënë jetën për liri.

Kurti gjatë një prononcimi për medie pas miratimit të ligjeve për FSK-në tha se është e domosdoshme që këtë avancim ta përcjellim me përkushtim buxhetor.

“Me këto tri ligje të reja në Republikën e Kosovës janë bërë dy hapa të mëdhenj përpara. Së pari, Kosova ka fituar Ministrinë e Mbrojtjes dhe së dyti është avancuar progresivisht Forca e Sigurisë së Kosovës drejt ushtrisë së shtetit drejt Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. është e domosdoshme që në ditët, javët, muajt e vitet në vijim këtë avancim formal e juridik ta përcjellim gjithashtu edhe më përkushtim buxhetor në mënyrë që ta ngrisim edhe kapacitetin vetëmbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por, njëkohësisht edhe sasinë e cilësinë .. në mënyrë që t’i rrisim aftësitë për mbrojtjen e vendit tonë e shtetit tonë. Në veçanti dy amendamente ishin tejet të rëndësishme, amendamenti 7 dhe 42. Amendamenti 7 e fuste fjalën sovranitet në ligjin e ri, ndërkaq amendamenti 42 e hiqte kufizimin për 5 mijë pjesëtarët për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes  ka folur edhe për kërcënimet e shtetit serb.

“Kërcënimet e Serbisë janë mënyra e saj dhe unë jam i bindur që përvoja na ka mësuar se nëse sillemi but, nëse sillemi në mënyrë tejet bujare me Serbinë ajo nuk mbledh mend. Përkundrazi, e konsideron këtë si dobësi tonën. Unë nuk them që ne t’ia kthejmë Serbisë me gjuhën e urrejtjes sikurse bënë ajo me neve, por ne duhet të jemi me integritet, me dinjitet dhe ta konfirmojmë pavarësinë e shtetit tonë dhe ta zmbrapsim çdo ndërhyrje hegjemonike e shoveniste të saj”, tha Kurti.

Ndërsa sipas tij më meritorët janë ata që sot nuk janë me neve pra dëshmorët dhe martirët e kombit.

Kosova tashmë ka ushtrinë e saj. Kuvendi i Kosovës ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës./21Media

Back to top button