Kurti tregon se çfarë do të përfitojnë qytetarët nga masat e reja për efiçiencë të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë informacione tjera sa i përket hapjes së aplikimi për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë.

Kurti ka njoftuar se thirrja është hapur sot.

“Për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta, falë përkushtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe angazhimit të Fondit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë nga sot kemi hapur thirrjen për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i Qeverisë ka njoftuar se nga këto masa qytetarët do të përfitojnë subvencionim për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.

“Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%.”, ka shkruar i pari i qeverisë.

Më tej ai ka njoftuar se aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466
Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net/ 21Media

Back to top button