Kurti u bën thirrje deputetëve të votojnë Projektkodin Civil

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të votojnë Projektkodin Civil. Kurti ka thënë se votimi i Kodit Civil është ngjarje e veçantë për vendin.

Kurti ka shtuar se në kod ka disa risi të rëndësishëm që duhet të përmenden.
“Janë rregulluar punët juridike kontratat, testamentet. Te familja, këtu duhet të theksojmë dy çështje të rëndësishme, është pasuria e përbashkët është caktuar të jetë e barabartë. Këtu risi është edhe ndalimi i martesave të hershme. Është një pikë e rëndësishme gjithashtu që është diskutuar e keqkuptuar që ka të bëjë me regjistrimin e bashkësive civile të personave me gjini të njëjtë. Në fund të fundit të drejtat e njeriut janë të drejtat e të gjithë njerëzve”, ka thënë ai./21Media
Back to top button