Kurti u takua me ministrin gjerman të Bujqësisë pas 4 vitesh
Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Mynihut, kryeministri, Albin Kurti në ditën e dytë është takuar me ministrin federal gjerman të Bujqësisë, Cem Oezdemir.
Kurti ka treguar se për herë të parë është takuar me Oezdemir në simpozium të Greqisë si kolegë deputetë të opozitës.
”Katër vjet më vonë, të dy në pushtet, ne takohemi përsëri për të folur për axhendën tonë progresive. Diskutuam rëndësinë e bujqësisë për ekonomitë tona, mjedisin dhe punësimin”, ka shkruar Kurti.
Ne takimin e Kurti dhe Oezdemir mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./21Media
