Kurti u takua me një grup investitorësh në Davos, në Shtëpinë e Kosovës

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër Kryeministri i Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë. Në takim kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Sipas njoftimit të bërë për media, takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.
Kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit.