Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti ua ndërron detyrat dy zëvendësministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ua ka ndërruar postet dy zëvendësministrave të Ministrisë së Industrisë dhe të Ekonomisë.
Ish-zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, tashmë është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë. Ndërkaq ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Këtë e bëri të ditur zyra e kryeministrit.
Ditë më parë, Kurti paralajmëroi ndryshime në kabinet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button