Kurti udhëton në SHBA, Zyra e Kryeministrit bën të ditur agjenda

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New  York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti  do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj.”, thuhet  në njoftim./21Media

Back to top button