Kurti udhëton për në Paris, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Udhëtimin e Kurtit për në Paris për portalin rtv21.tv e ka konfimuar Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Forumi i Paqes në Paris do të mbahet sot dhe nesër e që do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi.
Ndërkohë që Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në SHBA./21Media 

Back to top button