Kurti: Ulja e importeve nga Serbia do të ulet edhe më tej përmes masave që do t’i marrim

Haradinaj: Thirrja për dorëheqje të kësaj qeverie është legjitime.-Rizvanolli: Kosto e gazsjellësit nuk është i qartë
Kryeministri, Albin Kurti, paralajmëroi uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do t’i merr ekzekutivi. Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Ramush Haradinaj rreth strategjisë së qeverisë për mbrojtjen e prodhueseve vendorë, kryeministri Kurti tha se synimi i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë. Në këtë seancë deputetët miratuan projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, si dhe projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19./21Media

Back to top button