Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti uron kryeministrin e ri britanik, pret forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, pas marrjes së detyrës.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se pret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Ai ka përmendur ndër të tjera promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimet dashakeqe të Rusisë në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike.

Andy Burnham është bërë kryeministri  i gjashtë i Mbretërisë së Bashkuar në dhjetë vjetët e fundit, pas dorëheqjes së Keir Starmer.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button