Kurti: Vdekja e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe për të gjithë

Kurti: Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vdekja e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës, është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën.

Kurti ka ngushëlluar të gjithë artdashësit për vdekjen e Pagarushës, shkruan rtv21.tv

“Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë! Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve.  Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra. Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot rreth orës 10:00 në moshën 86 vjeçare./21Media

Back to top button