Kurti: Vettingu në Kosovë mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pritën sot ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja. Në fokus të takimit ishte diskutimi për procesin e Vetting
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pritën sot ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja.
Në fokus të takimit ishte diskutimi për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.
Gjatë takimit u diskutuan shembujt praktikë dhe sfidat konkrete në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në të dy vendet. Kurti tha se Vettingu në Kosovë mund të përfitojë shumë nga përvoja dhe mësimet e Shqipërisë.
Duke u shprehur falënderues për mikpritjen, Manja u shpreh se Shqipëria do të ofrojë ekspertizën më të mirë në ato fusha ku Shqipëria ka shënuar sukses, por në të njëjtën kohë u shpreh i interesuar për të marrë edhe nga përvojat e Kosovës në fushat ku kjo e fundit ka bërë më shumë progres.
Kurti dhe Manja u pajtuan se drejtësia dhe sundimi i ligjit janë themele të sigurta që garantojnë mirëqenie të qytetarëve.
Ministritë e Drejtësisë së të dyja vendeve tashmë përveç grupeve teknike që funksionojnë në shërbim të zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe në fushën e drejtësisë, tash e tutje do të kenë edhe një person në nivel të kabineteve politike, përgjegjës për mbulimin e të gjitha komunikimeve ndërmjet dy ministrive./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






