Kurti viziton Kasamin, diskutojnë për rrugën Tetovë-Prizren

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në Maqedoninë e Veriut u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim në të  u diskutua për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenin në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti, dje ishte në Tetovë të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti në përvjetorin e 24-të të rënies së tij, organizuar në amfiteatrin kryesor të Universitetit të Tetovës./21Media

Back to top button