​Kurti: Zbulimi në Ulpianë dëshmon lidhjen e perandorit Justinan me Dardaninë

Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti ka thënë se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë dëshmon lidhjet e perandorit Justinian me vendin e origjinës së tij, Dardaninë.

Kurti ka shkruar në “X” se zbulimi i mbishkrimit të perandorit Justinian në Ulpianë është po ashtu dëshmi e bashkëpinimit të suksesshëm ndërkombëtar.

:Në rrënojat e qytetit romak Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi të rralla të lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës – dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Back to top button