Kurti zhvilloi biseda të fshehta me BE-në dhe SHBA-në?


Analisti Lulzim Peci në emisionin Click në RTV21 tha se SHBA kanë pasur rol të vendimtar në arritjen e marrëveshjes për Zbatimin e Ligjit për të huajt edhe për targat. Ai tha se kishte një bashkëpunim të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së.
Shtoi se pa Amerikën do të ishte e vështirë.
Pranoi se sipas tij Kurti ka realizuar biseda të fshehta.
“Po ajo është e vërtetë, sepse ky është stili i ndërmjetësuesit Sorensen, ai dëshiron që të arrihen rezultatet, pastaj të flitet për to”, u shpreh Peci./21Media