Kusari-Lila: Ky debat është ftuar që të sulmohet Qeveria

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se ky debat u ftua sot 50 minuta para se të fillonte një seancë e cila ishte e caktuar dje, nuk ofron zgjidhje, por  mundësi që të goditet Qeveria.
“Ne jemi me qytetarët dhe natyrisht debatojmë për secilin qytetarë. Nëse mund të thoni se keni bërë një zbërthim të asaj çfarë ka bërë ZRRE-ja atëherë mund të ju them se ne nuk e kemi bërë, sepse ende nuk e kanë publikuar vendimini. Nuk ka vend në rajon që nuk ka çmim të energjisë të rritur. Masat që janë ndërmarrë në rajon dallojnë. Në Kosovë është propozuar një variant që ndihmon 70 për qind të amvisërisë gjatë dimrit dhe 90 për qind gjatë verës”, ka thënë ajo.
Kuvendi i Kosovës, me kërkesë të tri partive opozitare është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme ku po zhvillohet debat parlamentar lidhur me vendimin e djeshëm të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike./21Media

Back to top button