Kusari-Lila: Nuk i komentoj deklaratat e Limajt

Kryetarja e Alternativës që njeherësh është në koalicion me VV-në, Mimoza Kusari, nuk ka preferuar të komentojë deklaratën e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili e ka lënë të hapur bashkëpunimin me VV-në për koalicioni, por në një përgjigje për RTV21 ka thënë se pa u certifikuar rezultatet është ende herët të flitet për koalicione.

“Nuk kisha komentu specifikisht në deklaratat e z. Limaj për arsye se ka të bëjë me një proces i cili është ende duke vazhduar, prandaj besoj deklarimet dhe komentet për to mund t’i bëjnë të tjerët. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë i qartë për qeverisje të vetme, e para. E dyta, që ende pa u certifikuar rezultatet, pa u konfirmuar mandatet është shumë herët të flitet për çfarëdo mundësie”, tha ajo për rtv21./RTV21/21Media

Back to top button