Kusari-Lila për nënshkrimet e mbledhura nga opozita: Nuk mund të kenë asnjë efekt, juridik as politik

Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas dështimit të seancës së 14-të të Kuvendit, ajo ka përmendur nënshkrimet e mbledhura të deputetëve të opozitës për anulimin e dy vendimeve për ngritjen e çmimit të rrymës.

Sipas saj nënshkrimet e mbledhura të deputetëve të opozitës për anulimin e këtyre dy vendimeve nuk mund të ketë asnjë efekt juridik apo politik në vendimmarrje.

“Nuk po marrin pjesë për konstituimin e Kuvendit po e shfrytëzojnë për të ngrit çështje të cilat nuk mund të kenë asnjë efekt as juridik as politik apo ndonjë efekt real në vendimmarrje sic është rasti me cështjet e ndikimit apo vendimmarrjes të ZRE-ja, apo çështje të tjera të cilat në ndërkohë po ndodhin për qytetarët e Republikës dhe duke i shfrytëzu këtë hapësirë po bëjnë veprimet të cilat e para bëjnë shkelje në Kuvend se nuk marrin pjesë në votim, e dyta mbledhin nënshkrime për çështje të cilat nuk mund të kemi asnjë vendimmarrje”, tha Kusari-Lila. /21Media

Back to top button