Kusari-Lila publikon raportin e fundit të një Fondacioni në Francë, Kosova shembull për rajonin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka publikuar të dhënat e fundit të Fondacionit për Inovacion Politik me bazë në Francë.
Ky Fondacion që bënë matje mbi çështjet politike, ekonomike dhe sociale të shteteve nëpër botë, në raportin e fundit në një sërë çështjesh e nxjerrë shumë mirë Kosovën.
”Kosova, vendi i lirisë dhe demokracisë funksionale. Shembull i rajonit! 89% e qytetarëve të Kosovës ndjehen se mund të shprehen lirshëm (vendi i parë në Evropë); 79% e qytetarëve të Kosovës ndjehen se ndryshimet mund të bëhen nëpërmjet votës; 73% e qytetarëve të Kosovës besojnë që demokracia funksionon në vendin e tyre”, ka shkruar Kusari-Lila në ”Facebook”.
Linku për te raporti: https://tinyurl.com/2b24wyeh./21Media
