Kusari-Lila: Reduktimet, e vetmja rrugëzgjidhje
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se aplikimi i sistemit të reduktimit është e vetmja rrugëzgjidhje afatshkurtër në situatën me krizë energjetike.
Ky sistem, sipas saj, do të kursente drejtpërdrejt nga importi i madh në rrethanat kur një megavat i energjisë elektrike ka situata që ka arritur deri në 600 euro.
Tutje ajo theksoi se rrethanat të cilat e karakterizojnë krizën energjetike në Kosovë janë rrethana të cilat kanë specifika të veta, por gjithashtu nuk mund të jenë të përjashtuar nga ajo që po ndodh në Ballkan dhe Evropë./21Media