Kusari tregon arsyet e rënies së Kosovës në në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari ka reaguar pas rënies që ka pësuar Kosova në raportin e Reporterëve pa kufij sa i përket lirisë së mediave.

Kusari ka renditur arsyet e kësaj rënie , duke shtuar se kjo është hera e parë pas 10 vjetësh që Kosova është rënditur në pozitë kaq të ulët.

“Kosova ka rënë 24 pozita në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.
Kosova është ranguar në pozitën e 99 afër Angoles, Mozambikut dhe Mongolise, të trija këto shtete të cilat kanë pasur përmirësim.Sipas të dhënave që i nxorra nga i njëjti indeks, kjo është pozita me e ulët në të cilën eshte rankuar Kosova në dekaden e fundit, pra nga viti 2015.”, ka shkruar Kusari.

“Arsyet e kesaj rënie dramatike janë:Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun

Radio Televizioni i Kosovës
Ligji për Komisionin e Pavarur për Media
Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve
Moszbatimi i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
Vëzhgimi i gazetarëve
Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet por nuk ngrisin aktakuza
Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike
Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan. Tash është vendi i ranguar në poziten më të ulët.
Pozitat e vendeve te rajonit ne indeksin e publikuar sot janë:
Shqiperia 80
Bosnja dhe Hercegovina 86
Maqedonia 42
Mali i Zi 37”, ka përfunduar Kusari.

Kosova është renditur në vendin e 99-të nga 180 shtete. Raporti thekson presionin politik ndaj mediave, bojkotet qeveritare dhe sulmet ndaj gazetarëve. AGK e ka cilësuar këtë renditje si alarmuese dhe pasojë e një klime armiqësore ndaj lirisë së medias./21Media

Back to top button