Kush deshi ta vriste Talat Xhaferin?

Për ngjarjet e 27 prillit në Maqedoni ka folur kryeparlamentari , Talat Xhaferi

Xhaferi në Click Plus është pyetur se kush ka deshur ta vriste atë në parlament me 27 prill dhe ai nuk ka ngurruar të përgjigjet. Xhaferi tha se të gjithë huliganët që ishin të maskuar dhe të armatosur në kuvend nuk kishin hyrë për dasëm aty por për të bërë vepra penale me qëllim të fundit që dikush fizikisht të eliminohet, shkruan rtv21.tv

Xhaferi tha se falë guximit të sigurimit personal të disa deputetëve tejkaloi situata dhe u parandaluan pasojat që të ketë edhe humbje jete në parlament.

Kryeparlamentari po ashtu tha se ngjarja e 27 prillit duhet të shërbej si shembull i zi në historinë e Maqedonisë që të reflektojnë të gjitha subjektet pasi që këto çështje nuk duhet t’i nxisin ndjenjat e qytetarëve./21Media

Back to top button