Kush do të jetë monarku i ardhshëm?

Në prill 2021, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Philip (99 vjeç), vdiq. Të dy ishin të martuar për 72 vjet. Ata kishin katër fëmijë: Princi Charles (*1948), Princesha Anne (*1950), Princi Andrew (*1960) dhe Princi Eduard (*1964).
Tani pyetja e vetme është: Kush do të jetë në krye të monarkisë britanike në të ardhmen? Në fakt, do të jetë radha e Princit Charles.

Djali i saj Charles, ish Princi i Uellsit, tani është Mbret sepse Froni  kurrë nuk është bosh dhe kalon sapo monarku të vdes. CharlesIII pritet të bëjë një fjalim para kombit brenda disa orësh.

Mbretëresha udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkinë përmes brezave të ndryshimit, duke fituar respekt dhe admirim në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj detyrës.
Një epokë që filloi në vitin 1952 e njohur nga disa si epoka e re elizabetiane, tani përfundoi.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq sot në moshën 96-vjeçare./21Media

Back to top button