Kush do të jetë fitues i Topit të Artë?

Sipas disa raportimeve nga media të ndryshme botërore, “Topin e Artë” këtë vit do ta fitojë ylli argjentinas Lionel Messi.
Kjo vjen si shkak i një publikimi të listës së përpiluar nga “France Football”, ku në të shihet qartë se prinë Lionel Messi, para yjeve si Robert Lewandowski e Karim Benzema.
Kurse, ylli i Manchester United Cristiano Ronaldo thuhet se nuk gjendet në Top 3, në fakt ai renditet në vendin e pestë pas mesfushorit të Chelseat Jorginho.
Ndërkaq, ylli egjiptian i Liverpoolit Mohamed Salah renditet menjëherë pas Ronaldos, respektivisht në pozitën e gjashtë.
Më poshtë mund ta gjeni listën e publikuar të “France Football” për “fituesin” e Topit të Artë.
Lionel Messi – Barcelona/PSG – 645 pikë
Robert Lewandowski – Bayern Munich – 631 pikë
Karim Benzema – Real Madrid – 483 pikë
Jorginho – Chelsea – 328 pikë
Cristiano Ronaldo – Juventus/Manchester United – 184 pikë
Mohamed Salah – Liverpool – 152 pikë

Back to top button