Kush e ka Covid-19, policia nga sot ju inspekton nëpër shtëpi

Nga sot Policia e Kosovës do të nis të vizitojë personat të cilët janë të infektuar me Covid-19, nëpër shtëpitë e tyre, për të parë nëse janë duke respektuar masën e vetizolimit.
Kjo u bë e ditur nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për media.
Policia e cila do të inspektojë për respektimin e masave antiCovid-19  do të jenë edhe civilë kjo sipas ministrit në mënyrë që masat të respektohen në pikëmëri.
Në Kosovë aktualisht janë 26 mijë e 525 raste aktive me Covid-19./21Media 

Back to top button