Kush e sheh këtë grua, menjëherë ta lajmërojë Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për identifikimin e një gruaje në Prishtinë
Sipas kërkesës së policisë, e dyshuara kërkohet për veprën “Vjedhje”.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e tyre.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?