Kush e udhëheqë Ministrinë e Ekonomisë?/ Kjo është përgjigja e Artane Rizvanollit, përplasje e ashpër me moderatorin

(Lajm i përditësuar)
‘’Nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje’’, tha shkurt Rizvanolli duke shtuar se ”faktet janë dhe çdo diskutim për ndërhyrje politike dhe degradim të muhabetit se a udhëheq unë apo dikush tjetër është i paarsyeshëm”.
Punësimet partiake, Rizvanolli: Në ndërmarrjet publike është rikthyer meritokracia
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 ka theksuar se në ndërmarrjet publike të Kosovës është rikthyer meritokracia, duke e mohuar se ka pasur punësime partiake.
‘’Nuk mund të them se ka pasur punësime partiake unë personalisht nuk I bëjë as konkusret as vlersimet nuk jap përgjegjësi për raste individuale, në ndërmarjet publike është rikthyer meritokraica’’, tha Rizvanolli.
Ajo tutje ka shtuar se ‘’Kemi arrit në një nivel të tillë kur profeisonistët vlersohen llogaridhënja është aty’’.
Rizvanolli: Janë paguar 348 milionë euro borxh në veri, nuk paguhen më nga kosovarët
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se në 23 vite e gjysëm janë paguar borgje 348 milionë euro për konsumin në komunat veriore.
Ajo tutje ka treguar se nga 1 janari i vitit 2023 këto borxhe nuk paguhen nga qytetari i Kosovës.
‘’Sigurisht që ne e kemi thënë që nga 1 janari i viti 2023. Në 23 vite e gjysëm janë paguar borgje 348 milionë euro për konsumin në komunat veriore. Që nga 1 janari i vitit 2023 këto borxhe këtë konsum nuk e paguan qytetari i Kosovës. Ky mbulohet nga furnizuesi atje i cili punon me rregulla të Republikës së Kosovës’’, tha Rizvanolli.
Ajo tutje ka shtuar se ‘’Kjo është e arritura me amadhe ne sektorin e energjisë pas luftës së Kosovës’’.
Rizvanolli: Do të vazhdojmë me investimet për ngrohjen qendrore dhe për izolimin e shtëpive
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Cilck” në RTV21 ka theksuar se në mandatin e ardhshëm, do të vazhdojnë dhe shtojnë investimet për ngrohjen qendrore dhe për izolimin e banesave, duke nisur me ato shumëkatëshe, sidomos në Prishtinë, ku shumë prej tyre janë shumë të vjetra.
‘’Gjatë mandatit tjetër jemi zotuar se do t’i vazhdojmë dhe do t’i risim shumë fish këto investime me synimin që secila shtëpi të jetë e izoluar, do të fillojmë edhe me izolimin e banaseva shumë katëshe, sidomos në Prishtinë që disa janë shumë të vjetra’’, tha ajo.
Rizvanolli: Dëshpërim për rritjen e faturave të ngrohjes në Prishtinë dhe Gjakovë
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 ka shprehur shqetësim lidhur me rritjen e papritur të faturave të ngrohjes në Prishtinë dhe Gjakovë, duke theksuar se kjo ka shkaktuar probleme të mëdha për qytetarët.
‘’Unë jam e dëshpruar edhe me termokosin në Prishtinë dhe ngrohtoren e Gjakovës nuk e di përçfarë arsye, ka pasur ngritje të arsye, ka pasur ngritje të faturave deri ne dyfishim, nuk e kuptoj pse. Kjo ka shkaktuar problem të mdha dhe është problematike për të gjithë sepse njerëzit kanë filluar të ngrohen me energji elektrike’’ tha ajo.
Rizvanolli tutje ka shtuar se ZRRE nuk ka prekur tarifat e ngrohjes. Sipas saj qytetarët janë të zhgënjyer dhe shqetësuar për situatën, e cila ka ardhur në kulmin e krizës.
‘’ZRRE nuk i ka prekur tarifat as në Prishtinë as në Kosovë qytetarët janë shumë të zhgënjyer për këtë’’, tha ajo.
‘’Burime të reja për energjinë’’, Rizvanolli thotë se do të arrihen në bashkëpunim me SHBA
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21, theksoi se synimi i qeverisë është që të shfrytëzojë thëngjillin në mënyrë sa më efikase, ndërkohë që do të investohet në zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të energjisë.
‘’Synimi jonë është të jemi në njëren anë ta shfrytëzojmë thëngjillin në meynrë sa me eftikve që është e mundur dhe në anën tjetër të jemi në ball të zhvillimeve tekenologjike në energji e jo të ndejkim tekonlogjitë e dekadave të kalaura si gazi, të cilat janë shumë të shtrejnta, por edhe që po heken nga perdorimi në shumë vende të Evropës’’, tha ajo.
Sipas saj, Kosova do të shqyrtojë burime të reja inovative të energjisë në bashkëpunim me partnerë strategjikë si SHBA-të.
‘’Do t’i shqyrtojmë burimet të reja inovative jo tradicionale në bashkèpunim me partneretë strategjik siç janë SHBA-të. Ne duhet të jemi dhe do të jemi në hap me kohën’’, tha ajo.
Çmimi i energjiës sfidë për qytetarët, Rizvanolli: Gazi opsioni më i shtrejtë
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 ka prezantuar programin e VV-së për zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë, duke përfshirë një park solar të ri dhe rritje të kapaciteteve të ngrohjes qëndrore në Prishtinë.
‘’Brenda këtij mandati kemi filluar projekte per 520 MW në investime mbi 600 milionë euro. Këtu përfshihet parku solar në KEK që do të ndërtohet në pronësi të KEK, marrëveshja është arritur’’, tha Rizvanolli.
Ajo gjithashtu ka përmendur edhe rritjen e kapaciteteve të ngrohjes në Prishtinë me 50 MW termikë, duke mundësuar kyçjen e 60 mijë konsumatorëve të rinj.
‘’Për ngrohje qëndrore në Prishtinë kemi siguruar financimin për 50 MW termike që do të shtoj kapacitetin e ngrohjes qëndrëore në Prishtinë, që do të mundësoj kyqjen e 60 mijë konsumatorve të rinjë rinjë. Anakndin e erës e kemi shpallur në fund të vitit të kaluar dhe do të jetë I hapur deri në fund të këtij muaji’’, tha ajo.
Ajo ka shtuar se pas analizave të kryera, është vërtetuar që opsioni i gazit është më i shtrejtë dhe jo i qëndrueshëm për ekonominë e Kosovës.
‘’Ne kemi bërë analiza që kanë treguar se opsioni i gazit është opsioni më i shtrejtë dhe jo fesibil për qytetarët e Kosovës”, tha Rizvanolli.
Strategjia për modernizimin e kapaciteteve energjetike, sipas Rizvanollit
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 ka folur për programin e VV-së me të cilin garon në zgjedhjet e 9 shkurtit për fushën e energjisë.
Ajo tha se në mandatin e ardhshëm VV planifikon që të rehabilitohen dhe të modernizohen kapacitetet aktuale të termocentraleve. Rizvanolli ka deklaruar se Vetëvendosje e ka në plan “rehabilitimin e thellë” të Kosovës A dhe modernizimin e B1 dhe B2.
‘’Ne jemi të bindur nuk është çështje besimi, opsioni më i lirë dhe më i mirë për Kosovën është kombinimi i burimeve të ripërtrishme të energjisë nga dielli dhe nga era së bashku rehabilitimin e termocentralit Kosova A, njësive të termocentralit A dhe modernizimin e termocentralit Kosova B. Modernzimi i termocentralit Kosova B tashmë është nënshkruar kontrata dhe në Prill të këtij viti do të fillojë, përderisa modernizimi i termocentrali A KEK ka shpallur tender para 3 javesh për modernizimin e thell të njesisë A 3 për të vazhduar me njesin tjetër’’, tha ajo.
Ajo tutje ka shtuar se ‘’Kjo është zgjedhur për shkak që për qytetarët do të jetë më lire, do të ketë edhe më pak ndotje po edhe me parasi energjetike duke u mbeshtetur në prodhimet vendore të energjisë elektrike’’.
Rizvanolli: Isha e saktë para Prokurorisë, nuk kam pasur nevojë të ftohem fare
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratat se është rritur importi i energjisë elektrike. Sipas saj më e saktë do të ishte të thuhet se është rritur vlera e importit.
“Sepse në tregjet ndërkombëtare çmimi është rritur nga mesatarisht për 50 euro sa ka qenë për një MWH, ka pasur raste ka shkuar nga 500 deri në 1000 euro , çmimet e tregut në tregjet evropiane dhe vendet rajonale nga importojmë, vazhdojnë të jenë dyfish më të larta se sa që kanë qenë para krizës së vitit 2021….”, tha Rizvanolli.
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rzivanolli në emisionin “Cilck” në RTV21 komentoi raportimet e fundit se ka pasur ndikime politike në remontet e Kosovës A dhe B.
Ajo tha se duhet të sqarohet se nga kanë dalë këto infomracione.
Kur u pyet se a ka qenë e e saktë në atë se çfarë i ka thënë Prokuorisë Speciale lidhur me këtë çështje, ajo tha se është përgjigjur saktë në të gjitha pyetjet.
“Po të më ftojnë prapë, do të përgjigjem do ta them të njëjtën gjë se e vërteta është ajo, dhe këto janë çështje për të cilat besoj se Prokuroria duhet t’i hetojë. Për bindjen time nuk kam pasur nevojë që unë të ftohen, unë e kam bindjen që jam ftuar për të më bërë atë fotografinë jashtë dhe pastaj kur kam dalë nga aty për një ditë ka qëndruar lajmi ku u është intervistuar ministrja Rizvanolli…si do ë të jetë drejtësia le të bëjë punën e vet ”, tha ajo.
Dhjetori i kaluar në terr, Rizvanolli: S’ka qenë arsyeja eksporti, problemet kanë qenë teknike
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 i ka quajtur të pasakta deklaratat se ka pasur shitje të energjisë elektrike mbi 100 milionë euro.
“Eksporti total në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë 100 mijë euro dhe atë për një orë të caktuar gjatë natës kur ka pasur teprica të energjisë”, tha ajo.
Ajo mungesën e rrymës gjatë muajit dhjetor tha se me këtë krizë u prekën vetëm 5% e qytetarëve.
“Ata që janë prekur nga reduktimet janë prekur shumë dhe për kohë të gjata sepse problem ka qenë teknik, ka qenë mbingarkesa e rrjetit në ato rajone. Në Ferizaj ka pasur problem të madh , në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë “, tha Rizvanolli duke shtuar se këto probleme janë evituar.
Kriza energjetike, Rizvanolli ia lë fajin dimrit të ftohtë dhe ndërtimeve të reja
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratat se subvencionimi i i paijseve që shpenzojnë rrymë ka ndikuar në rritjen e konsumit të rrymës, ajo e quajti këtë dezinformatë dhe të pa bazë.
Kurse kur u pyet se pse vitin e kaluar kur pati probleme me energji elektrike, pushteti tha se ka ndikuar rritja e konsumit Rizvanolli tha se rritja e konsumit ka qenë për arsye se dhejtori ishte më i ftohtë se sa viteve të kaluara si dhe përmendi ndërtimin e objekteve të reja të banimit dhe bizneset e reja.
“Jemi dëshmitarë të një hovi të ndërtimit, edhe shtëpitë që ngrohen me forma të ndryshme po zhvendosen me banesa shumë katëshe”, tha ajo.
“Kosova vendi më i varfër në Evropë”, Rizvanolli këmbngul për rritje ekonomike
Raportet ndërkombëtare vlerësohet se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, lidhur me këtë Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se ka shumë gjëra që nuk janë për interpretim.
“Shifrat janë shifra , fakte janë fakte. Nëse flasim për zhvillimin ekonomik, ekonomistët e dijnë si matet zhvillimi ekonomik dhe shifrat janë shifra dhe janë të pakontestueshme .”, tha Rizvanolli.
6.3 miliardë euro import, Rizvanolli ua lë fajin qeverive të kaluara
Aktualisht vlera e importit në Kosovë është me e lartë se ajo e eksportit, 6. 3 miliardë euro import e 800 milionë euro import. Lidhur me këtë Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 tha se një gjë e tillë nuk ka filluar me mandatin e Vetëvendosjes.
“Ne për një kohë të gjatë kemi importuar shumë si pasojë e politikave të gabuara që nuk e kanë përkrahur mjaftueshëm prodhimin vendor, duke filluar këtu që nga privatizimi e tjetërsimi i fabrikave që kemi pasur në sistemin e kaluar dhe mospërprakhaj e duhur për prodhimin vendor, mirëpo dh eatëherë kur ka nodhur duhet të jemi real p.sh në sektorin e bujqësisë ka pasur shumë keqpërdorime edhe në këtë mandat janë përkahur buqjit është përmisuar transparenca dhe integeriteti”, tha ajo.
“Kosova me zhvillim ekonomik, Gjermania buzë recesionit” Rizvanolli: Në Evropë norma e rritjes ekonomike ka qenë më e ulët
Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 foli për vonesën e publikimit të programit të qeverisës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ajo tha se një pjesë e planet i kanë pasur më herët, dhe pranoi se një pjesë e programit ka qenë edhe në mandatin aktual .
“Ne pavarësisht se kemi publikuar programin dy javë pas fillimit të fushatës, ne gjatë komunikimit me qytetarët sipas fushave tona të interest kemi ndarë planet edhe programet tona”, tha Rizvanolli.
Rizvanolli u pyet për deklaratat që vijnë nga Vetëvendosje se Kosova ka pasur zhvillim të hovshëm ekonomik për dallim nga Gjermania e cila sipas tyre është në recession.
Ajo tha se këto janë krahasime të shifrave reale të rritjes ekonomike.
“Këto duhet ta kemi parasysh që në Evropë është fakt që norma e rritjes ekonomike ka qenë më e ulët se në Kosovë për gjatë viteve të fundit, kjo sigurisht nuk do të thotë që ne kemi arritur nivelin e zhvillimit të Gjermanisë apo të shteteve tjera mirëpo kjo është lajm shumë i mirë se ne po i afrohemi atij nivelit ë zhvillimit”, tha ajo duke shtuar se indikatorët ekonomik janë tejet pozitiv për një kohë siç e tha Rizvanolli të shkurtër të qeverisjes.
Sipas saj gjatë mandatit të qeverises së VV-së ka pasur rritje të eksportit duke thënë se është dyfishuar.
“Raporti eksport me import është përmisuar dukshëm”, tha ajo./21Media