Kush është fajtor për ndotjen e Kosovës?

Ndotja është një problem me të cilin ne përballemi çdo ditë, e rreth saj u fol edhe në emisionin Bon Bon të RTV21

Mysafiri Luan Hasanaj drejtor i “Let’s Do It Kosova”, pas aksionit të pastrimit në parkun e Gërmisë tregoi se kush janë shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes në Kosovë.

I pyetur se a është i kënaqur me vetëdijesimin e qytetarëve, dhe se a ka arritur puna shumëvjeçare e grupeve të tilla siç është “Let’s Do It Kosova”, Hasanaj bëri të ditur se në aspektin e vetëdijesimit pak ka ndryshuar, shkruan rtv21.tv.

Megjithëse sipas tij janë bërë qindra aksione pastrimi si ajo e sotmja, ata si grup nuk janë të kënaqur me vetëdijesimin e qytetarëve për mos ndotjen e ambientit ku jetojmë, e kjo po sjell nevojën për shumë aksione e fushata kundër ndotjes së ambientit.

Sipas Hasanaj shprehitë e këqija të një pjese të madhe të qytetarëve po vazhdojnë, e kjo shoqërohet edhe me papërgjegjësinë e institucioneve, që së bashku po kontribuojnë gjendjes që ne kemi.

/21Media

Back to top button