Kaloni te përmbajtja kryesore

Kush është shqiptari që ndërpreu për pak sekonda ndeshjen Shqipëri-Itali

Ndeshja Shqipëri-Itali u ndal për disa sekonda në minutat shtesë, pasi një tifoz hyri papritur në fushë.

Sipas mediave kosovare, tifozi është Sami Rexhepi nga Skenderaj, i cili jeton në Duseldorf të Gjermanisë.

Rexhepi vrapoi drejt lojtarëve kuqezi në fushë, por menjëherë ndërhyri stafi i UEFA-s, duke e nxjerrë jashtë, ndërkohë që u kujdesën që ky moment të mos transmetohej në ekran.

Në pamjet e siguruara shihet momenti i largimit të shqiptarit nga fusha blertë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button