Kush është sportistja e fundit që e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024?

Dalëngadalë, Lojërave Olimpike Paris 2024 për Kosovën po ju vjen fundi.
Atletja, Gresa Bakraçi garoi sot në disiplinën vrapim 800 metra, ku përfundoi me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda, e në renditjen e përgjithshme doli e 49-ta.
Bakraçi ishte sportistja e parafundit e ekipit kosovar olimpik në Olimpiadën në Paris.
Por kush është sportistja e fundit që e përfaqëson Kosovën në LO Paris 2024?
Notarja, Hana Beiqi do të garojë nesër në 50 metra not në stil të lirë. Gara e Beiqit pritet të fillojë nga ora 10:00.