Kush ia mori vendin e parë në Billboard reperit kanadez?

Reperi i njohur kanadez, Drake theu rekord duke kryesuar çdo toplistë me debutimin e albumit më të ri “Certified Lover Boy”, i cili përveç që u prit shumë deri në lansim, edhe u mirëprit nga dëgjuesit e muzikës së tij, të cilët e vlerësuan lart punën e reperit në këtë publikim.

“Certified Lover Boy”, u bë një ndër albumet më të përfolura në pak kohë, duke filluar nga kopertina që reperi zgjodhi për të.

Por, që nga lansimi, këngët e këtij albumi, të cilat janë 16, kryesuan listën e Billboard, ku u renditën në top dhjetëshen e parë, por sot kënga “Stay”, e cila është bashkëpunimi i suksesshëm i Justin Bieber dhe The Kid LAROI, zuri vendin e parë, këngë kjo që u publikua më datën nëntë të muajit korrik dhe numëron 165,647,008 shikime në Youtube./21Media

 

Back to top button