Kush janë personazhet kryesore në serialin “Gulizar”?

Seriali i ri “Gulizar” që ka filluar të transmetohet në ekranin e RTV21 ka një tejet interesante. Në personazhet kryesore të këtij seriali janë dyshja e njohur e kinematografisë turke, Farah Zeynep Abdullah, dhe Berk Cankat.

Farah Zeynep Abdullah në rolin e “Gulizari” shfaq jetën e vajzë që jeton në një  lagje të varfër të Izmirit, e cila është në gjendje të bëjë gjithçka për ëndrrën e saj të jetës muzikën.
Rrugëtimi i “Gulizarit” nuk është aspak i lehtë. Lufta e saj me të kaluarën dhe me dashurinë që ndjen për “Muratin” përballet me shumë sfida të rënda, shkruan rtv21.tv

Rolin e “Muartit” e luan aktori Berk Cankat, të cilin keni pasur mundësi ta shihni në shumë seriale turke.


Pjesë e këtij seriali janë aktorët më të njohur në Turqi dhe jashtë kufijve, Serif Sezer, Sevtap Özaltun, Ayse Tunaboylu, Berkay Ates, Berk Erçer dhe shumë të tjerë, që me rolet e tyre do ju bëjnë për vete.
Seriali, “Gulizar” transmetohet nga e hëna deri të premten në ora 20:00./21Media 

Back to top button