Kush mund të bëhet pjesë e seancave grupore te psikologu?

Seancat grupore te psikologu terapeut nuk janë shumë të shpeshta në Kosovë, këtë më miri e tregojnë edhe psikologët në vend.
Njësoj, psikologia Mirjeta Pestisha në Për Ditë të Mbarë të RTV21, tregoi se ata të cilët kanë nevojë për trajtim, hezitojnë të bëhen pjesë e seancave grupore te psikologu.

Pestisha shtoi se kjo ndodh, pasi ata mendojnë që do të rastisin në dikë të afërt, shoqëri e të tjera.
Për RTV21, Pestisha tregoi se pjesë e seancave grupore te psikologu mund të bëhen moshat ndryshme.

Ajo më tej tregoi edhe në cilat faza kalojnë ata të cilët marrin pjesë në këto seanca.

Pestisha tha se në këto seanca trajtohen depresioni i lehtë, çrregullimi i ankthit, panikut e shumë të tjera, të cilat i shpjegon vet ajo në PDTM./21Media

Back to top button