Kushtetuesja anulon zgjedhjen e Enver Pecit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka miratuar kërkesën e Valdete Dakes për kryetare të Gjykatës Supreme të Kosovës

Gjykata Kushtetues e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që kishte zgjedhur Enver Pecin si kryetar të Gjykatës Supreme. Kushtetuesja e ka urdhëruar KGJK që të mbajë proces të ri të përzgjedhjes.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas kërkesës së gjyqtares Valdete Daka,  e cila pretendonte se ka pasur shkelje në procesin e përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme, pasi që sipas kërkesës asaj i është cenuar e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje./21Media

Back to top button