Kushtetuesja refuzon kërkesën e PDK-së për anulimin e vendimeve në seancën ku pati përleshje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për caktimin e masës së përkohshme lidhur me seancën e Kuvendit të Kosovës më datë 13 korrik, në të cilën deputetë dhe ministra nga ana e PDK-së dhe LVV-së u rrahën mes vete.

PDK kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për caktimin e Seancës Plenare të datës 13 korrik 2023 të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kërkesën që i njëjti në tërësi të anulohet.

Partia opozitare pati kërkuar që të anulohen të gjitha vendimet e marra në seancë.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kërkesa e 12 deputetëve të PDK-së të refuzohet.

Vendimi i Gjykatës në fund sqaron që kjo vendimmarrje nuk ndërlidhet dhe nuk afekton dy vendime të Kuvendit të miratuara në seancën plenare të 13 korrikut 2023.

Back to top button