Kushtrim Sheremeti – drejtor i ri i TKK

Teatri Kombëtar i Kosovës bëhet më drejtor të ri.  Pas gati një viti institucioni më i lartë i kulturës në vend u bë më drejtor. Aktori  Kushtrim Sheremeti do të jetë drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Pavarësisht polemikave që u ngritën këto ditë për qasjen politike të Sheremetit, megjithatë ai, ia arriti që ta nënshkruaj kontratën për detyrën e tij të re dhe më shumë përgjegjësi në drejtim të Teatrit Kombëtar.
Drejtori i fundit që kishte Teatri Kombëtar ishte Naser Shatrolli i cili u emërua në mars 2021, për t’u larguar më 12 maj të po atij viti./21Media

Back to top button