Kuvendi hap konkurs për brendim të logos, ndanë 10 mijë euro

Kuvendi i Kosovës ka hapur konkurs për brendimin e logos përmes një shpallje publike.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.

Kërçeli ka bërë të ditur se kjo thirrje po bëhet për herë të parë dhe se vendi i parë fiton 7 mijë euro, i dyti, 2 mijë euro dhe i treti, 1 mijë euro.

“Për herë të parë hapet thirrja për brendimin e logos të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vendi parë: 7000 euro, vendi i dytë: 2000 euro dhe vendi i tretë: 1000 euro”, shkruan Kërçeli në “Facebook”./21Media

Back to top button