Kuvendi i kapur nga “lojërat” politike

Një ditë përpara seancës konstituive të Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje partive politike që të vendosin interesin e shtetit përpara interesave të tyre partiake per konstiuimin e Kuvendit. Në një intërvistë për televizionin Polak “TV World” presidentja ka thënë se është i nevojshëm krijimi i një koalicioni politik.
“Është për të ardhur keq që qytetarët ende nuk e kanë parlamentin për të cilin kanë votuar dhe vullneti i popullit që doli nga zgjedhjet nuk është realizuar ende. Shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para. Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë’’, tha Osmani.
Politologu, Albinot Maloku, vlerëson se partitë politike duhet të gjejnë konsensus për konstituimin e Kuvendit, sipas tij, LVV-ja si parti fituese me të drejtë kushtetuese që ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, duhet që përmes koalicioneve të krijoj shumicën e nevojshme për zgjedhjen e tij.
‘’LVV-ja me mandat relativ po bënë sjellje aspolutiste. Në anën tjetër subjektet tjera nuk po kanë qëndrim të sqaruar mirëfillimi. Gjykata Kushtetuese ka sqaruar mirë gjithcka. I pari e ka të drejtën e propoziaimit, por ky i pari këtë të drejtë duhet ta mbush me votën. Kjo votë bëhet vetëm me kolaicion. Partitë e tjera nuk e kanë obligim të votojnë ma një marrëveshje politike”, tha Maloku për rtv21
Ndërkohë, analistja politike Arta Tahiri vlerëson se me dështimin e seancave të fundit vendi ka hyrë një një cikël të ri të bllokadës politik, pas publikimi të fundit të akgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
‘’Të gjitha subjektet politike po mundohen ta shfrytëzojnë maksimalisht 30 ditëshin e afatit për të pritur edhe një vendim tjetër të Kushtetuese. Ajo që shihet është se LVV-ja ka bërë lëvizjet e veta karshi kërkesave të partive të ish-opozitës sic ishte edhe ajo e PDK-së se do të votojnë cdo kandidati që nuk është pjesë e Qeverisë”., tha Tahiri.
Të dy analistët thonë se si shkak i vazhdimit të bllokadës politike nuk e përjashtohet mundësia se partitë kanë në skenar që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Të martën nga ora 11:00 është planifikuar të vazhdoj seanca për konstituimin e Kuvendit. /21Media