Kuvendi i Shqipërisë nis votimin për presidentin e ri

Kuvendi Shqipërisë ka nis votimin për presidentin e ri, ku votohet për kandidatin e propozuar nga Partia Socialiste, gjeneral major Bajram Begaj.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se sipas procedurës nuk ka debat dhe kjo bëri që kryetari i PD-së, Sali Berisha të lëshoi sallën dhe t’i drejtohet mediave, ku tha se kandidati që votohet sot nis rrugën e tij duke shkelur me dy këmbë Kushtetutën e vendit, pasi pretendimi se ai dha dorëheqje ka zero vlerë.
Ai tha se po bojkotojnë të gjithë procesin pasi nuk u lejuan të flasin.

Back to top button